Macron: Bullgaria dhe MV të rifillojnë dialogun për zgjidhjet e problemeve

Pallati presidencial francez publikoi një deklaratë të shkurtër, pas një bisede telefonike të presidentit Emanuel Macron me homologun bullgar, Rumen Radev, kryeministrin Kiril Petkov si dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

”Qëllimi i këtyre tre bisedave, me qenë së Franca kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian, ishte nxitja e këtyre dy vendeve që të vazhdojnë intensivisht dialogun mes tyre”, shtohet në deklaratën e Elizesë.

”Presidenti Macron ritheksoi perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e destabilizimit nëpër të cilin kalon i gjithë kontinenti evropian”, thuhet në deklaratë. /atsh