Macron humb shumicën absolute në Parlament, thonë sondazhet

Presidenti francez Emmanuel Macron po shkon drejt humbjes së shumicës absolute në Asamblenë Kombëtare dhe kontrollit të axhendës së tij të reformave, pasi sondazhet e para nga katër anketues treguan se zgjedhjet e së dielës sollën një parlament të varur nga koalicionet.

Aleanca “Së bashku” e Macronit ka garuar me grupin NUPES të së majtës në rundin e parë të zgjedhjeve.

Kryetarja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen , tha të dielen se do të kërkojë të bashkojë të gjithë “patriotët” jo vetëm nga e djathta por edhe nga e majta, pas rritjes së papritur të pushtetit të partisë së saj në zgjedhjet parlamentare.