Macron mbërrin në Shqipëri, vizita e parë zyrtare e një presidenti francez

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur në Shqipëri. Ai është pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Macron nuk ishte i pranishëm në punimet e Samitit të Procesit të Berlinit që u zhvillua në ambientet e Piramidës së Tiranës.

Ai do të pritet të martën në një ceremoni shtetërore nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Mes tyre do të zhvillohet një takim kokë më kokë.

Macron pritet të takojë edhe kryeministrin Edi Rama.

Vizita e Macron është historike pasi është hera e parë që një president francez viziton vendin tonë./tvklan.a