Macron nderon viktimat e gjenocidit të vitit 1994 në Ruandë

Franca ka një rol dhe përgjegjësi politike në gjenocidin ruandas të grupit etnik Tutsi në vitin 1994, tha të enjten presidenti francez, Emmanuel Macron në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai i bëri deklaratat në fjalimin në memorialin e gjenocidit, vendi i prehjes përfundimtare të mbi 250 mijë viktimave të gjenocidit.

Macron kërkoi falje, por nuk arriti të kërkonte shfajësim. Ai shtoi se Franca doemos duhet të njohë vuajtjet e shkaktuara në Ruandë përmes heshtjes së saj.

Macron arriti në vendin e Afrikës Lindore mëngjesin e së enjtës. Ai është presidenti i parë francez që nga viti 2010 që viziton Ruandën.

Në gjenocidin, midis 7 prillit dhe 15 korrikut të vitit 1994, rreth një milion njerëz, kryesisht nga grupi etnik Tutsi dhe Hutusët e moderuar, u vranë për një periudhë prej 100 ditësh. /aa/tch