Macron siguron mandatin e dytë presidencial në Francë

Votuesit francezë kanë rikthyer në detyrë për një mandat të dytë, presidentin aktual Emmanuel Macron, sipas parashikimeve që treguan se ai ka mundur me vendosmëri rivalen e tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen, pas mbylljes së votimeve të dielën në mbrëmje.

“Macron fitoi rreth 58% të votave krahasuar me 42% të Le Pen”, sipas agjencive të sondazheve të raportuara nga France 2 dhe TF1.

Le Pen, 53 vjeçe, pranoi humbjen, duke thënë se rezultati përfaqësonte një fitore rrezatuese për popullin francez.

Macron, 44 vjeç, duket se ka përfituar nga dëshira e publikut për stabilitet dhe politikat centriste përballë luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë.

Ai gjithashtu arriti të kishte sukses në tregun e punës dhe në rimëkëmbjen e fuqishme të ekonomisë franceze pas krizës së koronavirusit. /atsh