Macron thotë se Franca ka pezulluar procesin e vizave për Kosovën

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është pezulluar.

Lajmin e ka dhënë ai në konferencën me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ai ka thënë se arsye e një vendimi të tillë është fakti se Kosova nuk po e mban fjalën e dhënë.

Shënim: Përkthimi i mëposhtëm është bërë nga ana e zyrës së kryeministrit në Qeverinë e Shqipërisë.

Ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës, sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecet përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën.