MAJLINDA KELMENDI prek gjysmëfinalen, fiton me Ippon

Majlinda Kelmendi ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Abu Dhabi, duke e mundur xhudisten nga Izraeli, Gili Cohen me ippon në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Xhudisjta nga Kosova po marshon sigurt drejt medaljes së artë në Abu Dhabi.

27 vjeçarja e fituar edhe luftën e tretë, duke e mundur Gili Cohen, për kalimin në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Majlnda do të përballet me xhudisten nga Britania, Chelsie Giles.

Kujtojmë se Kelmendi i është rikthyer garave pas pauzës prej 14 muajve shkaku i lëndimit, dhe një sukses në Abu Dhabi do të finalizonte një rikthim të jashtëzakonshëm për kampionen olimpike të vitit 2016./Lajmi.net/