Makina godet stacionin e autobusit në Marsejë, ka viktima

Një person është vrarë pas përplasjes së një makine në një stacion autobusi në Marsejë të Francës.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar, por policia ende nuk e thotë dot me saktësi nëse goditja e stacionit në zonën e portit të vjetër ka qenë e qëllimshme apo bëhet fjalë për një aksident.

Ka disa raporte në media megjithatë që tregojnë se edhe një stacion autobusësh në një zonë tjetër të Marsejës ishte goditur më herët nga një automjet. Policia ka këshilluar banorët dhe vizitorët që të shmangin zonën e portit të vjetër.