Man City mban hapin me Liverpool, fitore shënon edhe Man Utd

Manchester City dhe Manchester United kanë mbyllur edhe xhiron e 29-të në Premierligë.

Man City ka shënuar fitore minimale në udhëtim kundër Bournemouth, për të mbajtur hapin me Liverpool, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Riyad Mahrez, kur po luhej minuta e 55’ e këtij takimi.

Asistimin për golin e anësorit të ‘Citizens’ e dha spanjolli David Silva, i cili pati një paraqitje shumë të mirë.

Në anën tjetër, skuadra tjetër nga Manchester, ajo e United, ka gabuar shënuar fitore para tifozëve të vet.

United luajti  3:2 me Southampton, në një ndeshje ku pati shumë gola të bukura, e ku shkëlqeu Lukaku.

Andreas Pereira në minutën e 53’, dhe Romelu Lukaku në minutën e 59’ dhe 89’, shënuan golat për ‘djajtë e kuq’, kurse Valery dhe Proëse ishin realizatorët tek Southampton.

Kështu, Manchester City mban hapin me Liverpool, duke mbajtur në një pikë diferencën, kurse Manchester United i qëndron si hije skuadrës së Arsenal. /Lajmi.net/