Man City mposht Arsenalin

Manchester City ka fituar derbin ndaj Arsenalit.

Man City mposhti 4:1 skuadrën e Arsenalit, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë në këtë takim u mbyll 2:0 në favor te vendasve.

Kevin de Bruyne në minutën e 7’ dhe John Stons në minutat shtesë shënuan golat në 45 minutat e parë.

Mundësi të mira shënimi kishte edhe ylli i Cityt, Erling Haaland.

Në një rast gjuajti jashtë, kurse një tjetër i priti Aaron Ramsdale.

Arsenali në 45 minutat e parë nuk bën asgjë.

Asnjë goditje nuk ishte drejt portës së Ederson.

I rrezikshëm ishte në një rast Thomas Partey, por edhe ai gjuajti jashtë.

Edhe në pjesën e dytë Man City ishin dominues në çdo aspekt të lojës.

Ata madje shënuan edhe golin e tretë.

Pas një aksioni të ndërtuar mirë, vendasit tundën rrjetën e mysafirëve.

Kevin de Bruyne ishte ai që konkretizoi në gol aksionin e tyre, pas asistimit të Erling Haaland.

Golin e nderit për Arsenal e shënoi Rob Holding në minutën e 86’ të ndeshjes.

Kjo ishte e tëra që ‘Topçinjtë’ arritën të bëjnë në këtë takim.

Gol në këtë përballje shënoi edhe kush tjetër pos yllit të Cityt, Haaland.

Norvegjezi tundi rrjetën e Arsenal në kohën shtesë.

Me këtë fitore Man City ndodhen në vendin e dytë, me dy pikë më pas se Arsenali, por ekipi i Pep Guardiolës ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.