Man United siguron “biletën” për çerekfinale

Manchester United është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Evropës pas ndonjë vështirësi.

“Djajtë e Kuq” triumfuan edhe në ndeshjen e kthimit 0:1 duke e regjistruar fitoren 1:5 me rezultat të përgjithshëm kundër Real Betisit, shkruan lajmi.net.

Supergoli i Marcus Rashford nga distanca në minutën e 56-të vendosi epilogun përfundimtar të takimit të dytë në Spanjë.

Betisi dhe Manchester United kishin rastet e tyre, por që u realizua vetëm një gol.

Të besuarit e trajnerit Eric ten Hag do ta mësojnë kundërshtarin në çerekfinale në shortin që do të hedhet të premten (nesër).