Man Utd dështon të fitojë ndaj skuadrës që ka rënë nga Premierliga

Manchester United ka dështuar të arkëtojë pikë të plota si vendase ndaj Fulhamit, duke barazuar 1-1.

Edinson Cavani 15′ zhbllokoi shifrat në këtë ndeshje, duke shënuar një gol mjaftë të bukur për t’i dhënë epërsinë skuadrës, raporton lajmi.net.

Ndeshja u vlerësua nga mungesa e rasteve, mirëpo në minutën e 76-të, Bryan Joe barazoi shifrat pas asistimit të Bobby Reid.

Fulham veçse ka rënë nga Liga, derisa Man Utd ka siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Në këtë ndeshje vëmendjen kryesore e mori rikthimi i tifozëve, të cilët nuk ishin të pranishëm për një kohë të gjatë shkaku i pandemisë dhe rregullave kundër COVID-19.