Man Utd kualifikohet në çerekfinale të Europa League

AC Milan dhe Manchester United janë ndeshur në kuadër të 1/8 të finales së Europa League në San Siro.

Milani dhe Manchester United janë përballur në kuadër të 1/8 të Europa League, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse skaudrat patën iniciativë dhe dinamikë në ndeshje.

Por në pjesën e dytë, u inkuadrua Paul Pogba në min 46’.

Pogba realizoi në min (48’), vetëm dy minuta pas inkuadrimit të tij.

Si duket kjo i mjaftoi “Red Devils” që të kualifikoheshin tutje.

Milani reagoi me zëvendësime por nuk mundi të bëjë diferencën.

Rezultati final, Milan 0-1 Manchester United.

Tani, Manchester United kualifikohet në çerekfinale të Europa League.