Manchester City fiton edhe pa Haalandin

Manchester City ka fituar 1-0 ndaj Leicesteri në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.

Pjes e parë përfundoi pa gola, derisa që të dy skuadrat nuk arritën të krijonin raste serioze.

Në 45 minutat e dytë, Kevind de Bruyne ia doli të zhbllokonte sfidën për me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 49-të.

Youri Tielemans (54’) më pas lëshoi një rast të artë për Dhelprat, me Edersonin që bëri një pritje brilante.

Në minutat në vazhdim, kampioni në fuqi po e ruante rezultatin dhe tentonte të përfitonte nga gabimet, derisa vendasit synon ta merrnin së paku një pikë.

Citizens ia dolën të ruanin këtë epërsi minimale, për ta kaluar Arsenalin në renditje.

Pas javës së 14-të, Manchester City është në vendin e parë me 29 pikë, një më shumë se Topçinjtë që kanë një ndeshje më pak, gjersa në xhiron e 15-të do të takohen me Fulhamin.