Manchester City ia cakton çmimin Sterlingut

Manchester City ëhstë i gatshëm t’i ndajë rrugët me Raheem Sterlingun qysh në afatin kalimtar të janarit.

Anësori anglez nuk është në planet e Pep Guardiolës dhe këtë më së miri e tregon edhe minutazha e vogël që nga edicioni i kaluar.

Sipas asaj që raporton Marca, Manchester City e ka vënë në treg Sterlingun dhe po i kërkon 80 milionë euro për shërbimet e tij.

Skuadra më e interesuar aktualisht është Barcelona dhe po tenton që ta marrë atë për një shumë më të vogël.

Por, nëse katalunasit duan ta marrin Sterlingun, atëherë duhet të ofrojnë saktësisht 80 milionë euro ose një shumë të ndarë në bonuse.

Kontrata e anglezit skadon në vitin 2023, andaj City do të tentojë që ta shesë atë qysh në janar apo në verën e vitit të ardhshëm.