Manchester shënon fitore të madhe

Manchester Unted ka mposhtur Evertonin me rezultat 0-3 në ndeshjen e javës së 13-të të Premierligës.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Garnacho në minutën e tretë të ndesjes. Ai realizoi një gol të bukur akrobatik.

Në pjesën e dytë “Djajtë e Kuq” shënuan edhe dy gola të tjera.

Fillimisht realizoi Rashford në minutën e 56-të e më pas Martial në minutën e 75-të.

Me këtë fitore, Manchesteri ngjitet në vendin e gjashtë me 24 pikë, vetëm gjashtë pikë larg kreut.