Maqedonia dakordohet për emër të ri, këto janë propozimet e Zaev

Pas skenave të Samitit të Kartës së Adriatikut në Podgoricë, kryeministri maqedonas dhe delegacioni amerikan “ranë dakord për një emër të ri për Maqedoninë”.

Këtë lajm e bëri të ditur B92, duke u bazuar në burimet e Sputnik.

Sipas burimeve të tyre, kjo marrëveshje u arrit në mënyrë që të lejojë Shkupin të bashkohet me NATO-n sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas agjencisë, Zoran Zaev gjithashtu kërkoi mbështetjen e Amerikës për të mbajtur një referendum mbi ndryshimin e emrit – “duke qenë se ai ka frikë nga trazirat”.

Në raport thuhet se kryeministri maqedonas paraqiti disa propozime përpara zëvendëspresidentit Pence, duke përfshirë emrat si: “Maqedoni e Epërme, Maqedoni Veriore dhe Republikën e Maqedonisë”.

Tash e saj vite, Greqia ka bllokuar Shkupin në përpjekjet për t’u bashkuar me BE dhe NATO sepse emri “Maqedoni” është gjithashtu emri i krahinës veriore të Greqisë. /MESAZHI/