Marketplaces quhet shërbimi i Linkedin për punësimin e freelancerave

Sipas The Information ku citon dy persona të afërt me çështjen, thotë se shërbimi do të quhet Linkedin Marketplaces.

Linkedin raportohet se do të lançojë një shërbim të ri ku përdoruesit mund të gjejnë dhe punësojnë profesionistë freelance.

Sipas The Information ku citon dy persona të afërt me çështjen, thotë se shërbimi do të quhet Linkedin Marketplaces.

Ky shërbim do të konkurrojë në mënyrë direkte me shërbime si Upwork dhe Fiverr. Shërbimi mund të debutojë që nga muaji Shtator i këtij viti.

Në të vërtetë puna me shërbimin e ri raportohet se ka filluar që në Tetor 2019 ku Linkedin bleu startupin UpCounsel që lidhte juristë freeleance me biznese.

Ishte CEO i UpCounsel tashmë është përgjegjës për zhvillimin e Marketplaces.

Edhe pse nuk ka diçka zyrtare nga Linkedin, Matt Faustman tregon në profilin e tij në Linkedin se po punon në një projekt të ri që prej Tetorit 2019.

Shërbimi vjen në përgjigje të kërkesave të vazhdueshme nga përdoruesit për shërbime freelance në platformë sidomos në fushat e trajnimeve, marketingut, dizajnit dhe zhvillimit të softuerit.

Për Linkedin, Marketplace do të rrisë bazë e përdoruesve dhe të sjellë burime të reja të ardhurash. /CIO Albanian