Ballina Artikuj “Marrja e shkaqeve (sebepeve), parim themelor në Islam”

“Marrja e shkaqeve (sebepeve), parim themelor në Islam”

Hoxhë Halil Avdulli

▪️Fetarisht kësaj i thojnë, marrja e shkaqeve (sebepeve), qe është një parim i themelor në Islam, që nënkupton se njeriu duhet të veprojë me mençuri, të parashikojë rreziqet dhe të ndërmarrë masa mbrojtëse për të arritur të mirën ose për të shmangur të keqen, duke pasur gjithmonë besim se rezultati është në dorën e Allahut.

▪️Në tragjedinë e ndodhur më 28 maj 2025 në fshatin Blatten të Zvicrës, fatmirësisht nuk pati viktima të konfirmuara. Një rrëshqitje masive e akullnajës Birch, e cila përfshiu rreth 90% të fshatit, ndodhi pasi të gjithë 300 banorët ishin evakuuar paraprakisht për shkak të paralajmërimeve të ekspertëve për rrezikun e rrëshqitjes së tokës. Megjithatë, një burrë 64-vjeçar mbetet i zhdukur dhe kërkimet për të janë ende në vazhdim .

▪️Ky evakuim i suksesshëm është vlerësuar si një shembull i shkëlqyer i menaxhimit të rrezikut në zonat alpine, duke shmangur një tragjedi të mundshme me pasoja të rënda njerëzore.


Hoxhë Halil Avdulli