Martinez mbetet te Interi deri në vitin 2026

Sulmuesi argjentinas do të vazhdojë të mbetet pjesë e gjigantit italian.

Lautaro Martinez ka kontratë aktuale me Interin deri në qershor të vitit 2023, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, futbollisti tashmë ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Martinez tashmë ka nënshkruarë kontratën e re me ‘Nerazzurët’.

Marrëveshja është kompletuar dhe dokomentet janë nënshkruarë mëngjesin e sotëm, marrëveshja do të bëhet zyrtare ditët e ardhshme.

Me kontratën e re argjentinasi do të mbetet pjesë e gjigantit italian deri në vitin 2026, ndërsa i është larguar klauzola e largimit prej 111 milionë euro që e kishte në kontratën e mëparshme.

24-vjeçari, këtë edicion ka realizuar pesë gola e një asistim në 12 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.