Mashtruesit përdorën deepfake për të vjedhur 25.6 milionë dollarë nga një kompani shumëkombëshe

Punonjësi bëri një video thirrje me CFO-në dhe anëtarë të tjerë të kompanisë. Në të vërtetë secili person me të cilin ai ndërveproi ishin deepfake krijuar nga videot publike të individëve në fjalë.

Aktorë të këqij po përdorin deepfake për çdo gjë, nga imitimi i personaliteve tek mashtrimi i njerëzve duke ju marrë para.

Rasti më i fundit vjen nga Hong Kongu ku një punonjës finance i një kompanie shumëkombëshe emri i të cilës nuk është bërë publike u mashtruar duke aprovuar një transaksion 20 milionë dollarësh.

Sipas policisë së Hong Kong, mashtruesit kontaktuan punonjësin duke u sjellë si CFO i kompanisë me seli në Britaninë e Madhe. Fillimisht ishte ishte dyshues, sepse e-maili kërkonte transaksione sekrete, por në atë moment deepfake u shfaqën.

Punonjësi bëri një video thirrje me CFO-në dhe anëtarë të tjerë të kompanisë. Në të vërtetë secili person me të cilin ai ndërveproi ishin deepfake krijuar nga videot publike të individëve në fjalë.

Deepfake-t e krijuara i kërkuan punonjësit që të prezantohej dhe e udhëzuan të bënte 15 transferime me vlerë 25.6 milionë dollarë në pesë llogari lokale bankare.

Një javë më vonë punonjësi zbuloi të vërtetën. Policia e Hong Kong ka arrestuar 6 persona deri më tani që kanë lidhje me mashtrimin. Këta individë kishin vjedhur tetë karta identiteti, krijuar 54 llogari bankare dhe aplikuar për 90 kredi në 2023.

Ato kishin përdorur deepfake për të mashtruar sistemet e identifikimit përmes fytyrës në të paktën 20 raste. Përhapja e përdorimit të teknologjisë deepfake është shndërruar në shqetësim përballë rritjes së teknologjisë AI. Gjatë Janarit u krijuan deepfake të Joe Biden dhe Taylor Swift.