Maska nga karrota kundër rrudhave

Nëse keni vërejtur se në fytyrën tuaj shfaqen rrudha të reja dhe shenja të lodhjes, përgatiteni maskën natyrale në shtëpi.

Pos se është ekonomike, efekti i saj është po aq sa i botoksit. Maska është krejt natyrale, shtrëngon lëkurën. Për përgatitjen e maskës ju nevojiten: 1 lugë miell misri 5 lugë lëng të freskët të shtrydhur nga karota 1 lugë kos

PËRGATITJA:

Në gjysmë gote tretni miellin e misrit. Në enë hidhni 100 ml ujë të vluar. E vini në pllakë dhe e vloni derisa të trashet. Kur masa të jetë ftohur, shtoni lëngun e karotës dhe kosin.

Përzieni mirë dhe e aplikoni në fytyrën e pastruar paraprakisht, dheye lini për 25-30 minuta. Maskën e shpëlani me ujë të ngrohtë, në fytyrë më pas aplikoni krem ushqyes.

Për efekt më të mirë maskën duhet aplikuar për 3 ditë rresht./Mesazhi/