Mbahet protesta në Drenas, “Po du mësues, jo përdhunues”

Nën thirrjet “Po du msus jo përdhunus”, ka nisur protesta para shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas. Protestës i janë bashkangjitur nxënës të shkollës së Drenasit, si dhe aktivistë nga qytetet e Kosovës. Protesta “Pro mësimit, jo përdhunimit”, më pas do të vazhdojë drejt stacionit policor të Drenasit. Protestës i janë bashkangjitur edhe disa mësimdhënës.