Mbahet takimi i nivelit të lartë mes SHBA-së dhe Talebanëve pas vrasjes së liderit të Al-Kaedës, Al-Zawahiri

Në kryeqytetin e Katarit, Doha, është mbajtur takimi i parë i nivelit të lartë mes SHBA-së dhe Talebanëve, pas vrasjes më 31 korrik të liderit të organizatës terroriste Al-Kaeda, Ayman al-Zawahiri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas CNN, zv.drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), David Cohen u takua ballë për ballë me kreun e inteligjencës së Talebanëve, Abdul Haq Wasiq.

Në takim thuhet se u diskutua lufta kundër terrorizmit.

Mes SHBA-së dhe Talebanëve së fundmi në muajin shtator është kryer shkëmbim i pengjeve.

Në këmbim të Haji Bashar Noorzai-t i cili njihet me afërsinë që ka me Mullah Omar, liderin themelues të Talebanëve, është liruar shtetasi amerikan Mark Frerichs i cili ndodhej ishte arrestuar nga Talebanët.

Më tej thuhet se Ayman al-Zawahiri, pasardhësi i themeluesit të Al-Kaedës, Osama Bin Laden u vra në qendër të Kabulit më 31 korrik nga një mjet ajror pa pilot (dron) amerikan.