Mbeturinat hapësinore drejt përplasjes me Hënën

Një mbetje hapësinore pritet të godasë Hënën, në faqen e errët të saj. Është përllogaritur që impakti të ndodhë në 4 Mars.

Objekti është identifikuar në 21 Janar nga astronomi amerikan Bill Gray por ka shumë paqartësi në lidhje me të. Nuk dihet nëse i përket Falcon 9 të “Space X”, apo një pjesë e mbetur nga një mision nën drejtimin e Kinës në vitin 2014.

Madje astronomët thonë se nuk kanë arritur të përllogarisin as trajektoren, për shkak të dinamikës komplekse të këtyre objekteve. Në fakt lëvizja e mbetjeve në hapësirë ndikohen shumë nga fusha magnetike e Tokës, Hënës dhe Diellit dhe mjaftojnë disa spostime mjaft të vogla që orbita e tyre të pësojë ndryshime edhe shumë të mëdha.