Mbi 100 migrantë të parregullt ndalohen në Tunizi

Të paktën 114 migrantë të parregullt u ndaluan në dy operacione të ndara në brigjet e Tunizisë, njoftoi të dielën Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 101 migrantë të parregullt që tentonin të arrinin në Evropë u ndaluan në brigjet Sfax nga forcat detare të vendit, theksoi ministria.

Ata u dërguan në Sfax për të filluar procedurat ligjore.

Në një operacion të veçantë, 13 migrantë të parregullt, dy prej tyre gra, u ndaluan në brigjet e ishullit Djerba.

Migrimi i parregullt në Evropë vazhdon për shkak të krizës ekonomike dhe humanitare në shumë vende të rajonit. /aa

​​​​​​​