Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi në një konferencë ka jep detaje lidhur me aksionin e zhvilluar sot për dyshimet e manipulimeve me vota, në Komunën e Malishevës.
Gashi ka njoftuar se në Malishevë kanë qenë 75 vendvotime, ku 9 mijë e 57 vota janë të shtuara, ndërsa 7 mijë e 996 janë të hequra.
Në total, sipas Gashi diferenca ka qenë 17 mijë e 53 vota.
Po ashtu, kryeprokurori bëri të ditur se 18 kryesues dhe 50 komisionerë janë intervistuar, ndërsa janë ndaluar për 48 orë gjithsej 15 kryesues, teksa për të dyshuarit e tjerë do të vendosin për masën e sigurisë.







