Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet

Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të mbajtur mbledhjen e radhës.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në ora 15:00.Siç njoftojnë nga Kuvendi i Kosovës në rend të ditës do të jetë nisma legjislative ““Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”.

Ndërkohë që raportohet se sot do të mbahet edhe seanca për zgjedhjet e presidentit.Inicimi për ndryshimin e kësaj procedure fillimisht bëhet në Kuvendin e Kosovës, ku më pas Projektligji i përcillet Qeverisë për opinionin e saj dhe më pas përgatiten deklarimet për ndikimin buxhetor dhe se a është në përputhje kjo me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Pas kësaj procedure, i ofrohet Kuvendit për të marrë vendim nëse duhet të kalojë ose jo Ligji.

Në rast se kjo ndodhë atëherë do t’i mundësohet diasporës që të votoj në ambasadat dhe konsullatat e shteteve ku ata jetojnë.

Kujtojmë se në orën 16:00 do të mblidhet edhe Qeveria e Kosovës.