Mbretëresha Elizabeth II i uron Presidentit Thaçi 11 Vjetorin e Pavarësisë

Madhëria e saj, Mbretëresha Elizabeth II, e ka uruar Presidentin Hashim Thaçi, si dhe popullin e Kosovës për 11 Vjetorin e Pavarësisë, shkruan klan kosova.

“Kam kënaqësinë e madhe të ju përcjell, shkëlqesisë suaj, urimet e mia për festimin e ditës suaj kombëtare, së bashku me dëshirat e mia më të mira për lumturinë dhe prosperitetin e popullit të Kosovës në vitin e ardhshëm”, ka shkruar mbretëresha Elizabeth II në urimin e saj.