Mbreti saudit Salman bin Abdelaziz ka tërhequr vëmendjen e publikut me deklaratën e gabuar gjatë fjalimit të tij në hapjen e samitit të fundit në mes Ligës Arabe dhe Bashkimit Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).
Samiti po mbahet në Sharm el-Sheikh të Egjiptit.
Mbreti Salman befasoi të gjithë të pranishmit pasiqë kufirin palestinez e “vendosi” përpara pushtimit izraelit në vitin 1937 dhe jo në vitin 1967.
“Ne përsërisim qëndrimin tonë të pandryshuar mbi domosdoshmërinë e rivendosjes së të drejtave legjitime për popullin palestinez, duke përfshirë krijimin e një shteti palestinez brenda kufijve të vitit 1937 dhe Kudsin Lindor si kryeqytet”, tha Mbreti Salman.
Ai lexoi një fjalim të gatshëm, kështu që surpriza për ngatërrimin e viteve bëhet edhe më e madhe.
Autoritetet e Arabisë Saudite, si dhe Izraeli, deri tani nuk kanë komentuar mbi këtë “gafë” të mbretit Salman.
Në të njëjtën kohë, samiti i udhëheqësve të BE-së dhe Ligës Arabe karakterizohet me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të dobët të udhëheqësve të vendeve të botës arabe.
Nga 21 anëtarë aktivë të Ligës Arabe, në samit erdhën zyrtarët më të lartë, katër vende dërguan ministrat dhe dy vende zyrtarët e rangut më të ulët.
Katari në samit përfaqësohet nga ambasadori në Ligën Arabe dhe mbi të gjitha reagime shkaktuan Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat në një samit kaq të rëndësishëm dërguan guvernatorin e rajonit Fujairah.
