Mbyllen pjesët e para, këto janë rezultatet në pesë ndeshjet

Kanë përfunduar 45 minutat e parë në pesë ndeshjet që po luhet aktualisht në Ligën e Kampionëve.

Bayerni është duke fituar 2-0 ndaj Dynamo Kievit falë dy golave të Robert Lewandowskit që fillimisht realizoi në min e 12’ e më pas dyfishoi epërsinë në min e 27’.

Në anën tjetër Barcelona është duke u mposhtur nga Benfica, golin e vetëm e realizoi Darwin Nunez në min e 3’ pas një kundërsulmi të rrezikshëm.

Salzburgu është në epërsi ndaj Lilles 1-0 me golin e Karim Adeyemi nga penalltia në min e 36’,

Ndeshjet tjera Man Utd – Villarreal dhe Wolfsburg – Sevilla janë baras 0-0.

Disa rezultate befasuses në pjesën e parë, ndërsa mbetet të shihet si do të jenë 45 minutat e dyta.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve pas pjesëve të para.