Qendrat e votimit në të gjithë Zelandën e Re janë mbyllur, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme në vend për zgjedhjen e qeverisë së re, transmeton Anadolu.
Qendrat e votimit u hapën dje në orën 09:00 me kohën lokale dhe u mbyllën në orën 19:00.
Sipas raportimeve në mediat lokale, numërimi i votave filloi pas mbylljes së qendrave të votimit.
Rezultatet paraprake pritet të bëhen të ditura gjatë ditës, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të shpallen deri më 27 nëntor.
Në këto zgjedhje, Partia Kombëtare në pushtet përballet me Partinë Laburiste të opozitës së qendrës së majtë, si dhe me disa parti të tjera.
Partitë e tjera kryesore përfshijnë Partinë e Gjelbër, ACT Zelanda e Re dhe Zelanda e Re së Pari, ndërsa në garë marrin pjesë edhe parti më të vogla, si Te Pati Maori dhe Partia e Mundësive.
Ndër partitë e reja që marrin pjesë në zgjedhje është edhe Partia Palestina e Lirë (Free Palestine Party), udhëheqësi i së cilës, Paul Hopkinson, tha për Anadolu në fillim të këtij viti se partia synon ta vendosë çështjen palestineze në qendër të fushatës zgjedhore.






