Mbyllen vazhdimet, fituesi i ndeshjes Zvicër – Spanjë përcaktohet në penallti

Kanë përfunduar edhe vazhdimet në duelin mes Zvicrës dhe Spanjës 1-1.

Dy skuadrat pavarësisht rasteve nuk ia dolën të shënojnë, andaj do të kërkojnë kualifikimin përmes penalltive, shkruan lajmi.net.

Spanja ishte shumë më kërkuese në vazhdime, por përkundër tentimeve të shumta nuk arriti të gjej golin.

Rezultati mbetet 1-1, derisa tani fituesi do të përcaktohet nga penalltitë.