Mbyllet pjesa e parë në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë.

Pas 45’ minutave lojë dhe katër sosh shtesë që u zhvilluan në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova po barazon 0:0 me Rumaninë, raporton KosovaPress.

Gjatë kësaj pjese të parë, Kosova regjistroi gjashtë tentime për ta gjetur golin, ku dy prej tyre ishin drejt portës së Rumanisë.

Në anën tjetër, Rumania kishte katër tentime për gol, ndërsa asnjë goditje nuk ishte drejt portës së Muric.

Pavarësisht rasteve, rezultati vazhdon të jetë i barabartë 0:0.