Mediat arabe: Izraeli do të përdor gaz nervor në tunelet e Gazës

Derisa vazhdojnë sulmet izraelite në Gaza, ka pretendime se ushtria izraelite do të përdor gaz nervor dhe armë kimike për të hyrë në tunelet e grupeve të rezistencës palestineze në kuadër të operacionit të planifikuar tokësor në Rripin e bllokuar të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas “Middle East Eye”, duke cituar burime arabe pranë grupeve të rezistencës palestineze, Izraeli planifikon të përdor gaz nervor dhe armë kimike në tunelet në Gaza nën mbikëqyrjen e komandove të forcave speciale amerikane.

Më tej thuhet se Izraeli dhe SHBA-ja do të përpiqen të befasojnë Hamasin dhe të hyjnë në tunele dhe të shpëtojnë 220 pengjet izraelite që po mbahen nga Hamasi.

Sipas planit, pretendohet se për të arritur këtë qëllim do të përdoren armë të ndaluara ndërkombëtarisht si gazi nervor dhe armët kimike. “Sasi të mëdha gazi nervor do të lëshohen në tunele”, tha i njëjti burim.

Megjithatë, u theksua se ky pretendim nuk u konfirmua nga SHBA-ja apo burime të tjera.