Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Medvedev: Rusia është e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Iranit

Medvedev: Rusia është e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Iranit

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës.

Duke folur për mediat iraniane, Medvedev tha se Moska nuk do të sakrifikojë marrëdhëniet me Teheranin dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në një “nivel të paprecedentë”. Sipas tij, tregtia mes Rusisë dhe Iranit u rrit me 20 për qind vitin e kaluar.

Medvedev theksoi gjithashtu se të dy vendet, për shkak të sanksioneve, duhet të përdorin mekanizma të tjerë për bashkëpunimin financiar. Ai përmendi edhe projektin hekurudhor Rasht–Astara, që do të lidhë Iranin me Azerbajxhanin dhe do të jetë pjesë e Korridorit Ndërkombëtar të Transportit Veri-Jug.

Ai tha se Rusia planifikon të ndërtojë një central të ri bërthamor në Iran, përveç centralit të Bushehrit, ndërsa theksoi se Irani ka rol të rëndësishëm në garantimin e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit. /mesazhi