Mendja është mendje, vetëm kur është kritike.
Ne kuptimin se:
Mendja që mjaftohet vetëm me pranimin e asaj që i serviret, mbetet mjet kujtese, jo mjet kuptimi. Kritika këtu nuk do të thotë armiqësi ndaj çdo gjëje, por aftësi dallimi: të pyesësh para se të pranosh dhe ta zbërthesh idenë para se ajo të të pushtojë. Kur kjo ndjeshmëri mungon, njeriu bëhet i prirur për t’u drejtuar nga të tjerët, jo sepse është i dobët, por sepse mendja e tij nuk është stërvitur me dyshimin e shëndetshëm që e mbron nga iluzioni.
Nga këndvështrimi psikologjik, mendimi kritik është një formë pavarësie të brendshme. Ai është rezistencë e qetë ndaj tundimit të sigurisë së shpejtë dhe ndaj nevojës së shpirtit për përgjigje të gatshme që lehtësojnë ankthin. Mendja kritike e duron pasigurinë, e përballon paqartësinë dhe zgjedh të paguajë çmimin e pyetjes sot, në vend se të paguajë çmimin e naivitetit nesër.
Hoxhë Halil Avdulli








