Mendo për fundin!

Bedri Syla

Para se të filloni diçka, mendoni se si ta përfundoni atë!

Mos i thuaj dikujt që të dua nëse nuk e mendon me zemër, sepse ky është krim, nuk ka gjë më të keqe se t’i ndezësh një qiri në gjoks dikujt dhe pastaj ta shuash atë!

Mos thuaj po dhe dëshiron të thuash jo, do ta paguash pjesën e mbetur të jetës me keqardhje sepse pranove aty ku duhej të refuzoje!

Stacionin që nuk dëshironi të arrini, në radhë të parë mos ecni në rrugën që të çon tek ai!

Dhe njerëzit që nuk dëshironi të jeni si ata mos i shoqëroni që në fillim!

Degën universitare që nuk e do, mos e përzgjidh atë që në fillim!

Ne kemi vetëm një jetë, ndaj duhet ta dijmë që në fillim se çfarë duam!

Nga arabishtja: Hoxhë Bedri Syla