Mercedes S-Class i 2021-ës: Gjithçka që duhet të dini për të

S-Class nga Mercedes Benz është një nga modelet më luksoze e më futuristike për kah teknologjia.

Edhe me modelin e vitit 2021 ka vazhduar tradita e investimit në këtë model, në të cilin vërehet qartë inovacioni teknologjik i implementuar në të, shkruan Car Buzz, transmeton lajmi.net.

Sipas firmës për prodhimin e makinave, në modelin e ri të serisë S-Class përfshihen inovacione në asistencë në vozitje, mbrojtje dhe interaksion.

Ulëset e përparme kanë deri në 19 motorë së bashku me 10 programe unike masazhesh.

Në panelin e përparmë, modeli i ri ka një ekranin 12,8-inç që shoqërohet nga ekrani dixhital në anën e shoferit, prej 12,3-inç.

Tani për tani, vetëm dy motorë janë në dispozicion për S500 4MATIC dhe S580 4MATIC, një me kapacitet 3.0-litërsh turbo me 429 kuaj fuqi, si dhe një motor tjetër 4.0-litërsh V8 me 496 kuaj-fuqi.

Vetura përmban ndërrues shpejtësish automatik me nëntë opsione.

Tani për tani, çmimi zyrtar nuk është bërë i ditur Modeli në largim i vitit 2020 fillon me gati 95,000 dollarë, kështu që ka gjasa që modeli i ri të debutojë me çmim mbi 100,000 dollarë.