Mërgim Vojvoda i bashkohet Samir Ujkanit te Torino

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim, Vojvoda mund t’i bashkohet Samir Ujkanit e Amir Rrahmanit në Serie A.

Mediet italiane raportojnë se Skuadra e Torinos ka shprehur interesim për transferimin e Mërgim Vojvodës.

Sipas Tuttosport, Torino në të cilën luan portieri i Kosovës, Samir Ujkani “Granata” kanë shënjestruar Vojvodës, mbrojtësin e skuadrës së Standard Liege, shkruan zëri.info.

Menaxheri i mbrojtësit kosovar, Ardian Aliaj para disa javësh ka potencuar që për lojtarin ka shprehur interesim një skuadër e cila ndodhet në mesin e tabelës në Serie A.