Merkel: Dialogu me Talibanin duhet të vazhdojë

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se bashkësia ndërkombëtare duhet ta vazhdojë dialogun me Talibanin për të ruajtur arritjet e 20 viteve të fundit në Afganistan.

Në fjalimin e saj në Bundestag, Merkel foli për operacionet evakuuese gjermane në Afganistan

“Dialogu me talibanët duhet të vazhdojë, në mënyrë që të ruhen arritjet e 20 viteve të fundit në Afganistan. Kjo është një çështje për të cilën komuniteti ndërkombëtar duhet të flasë me Talibanin”,- shtoi ajo.

Merkel mbrojti mendimin e saj se ekziston rreziku që Afganistani të bëhet një vend që ushqen përsëri terrorizmin, duke deklaruar se realiteti i talibanëve në Afganistan është i vështirë për t’u pranuar, por se ata janë të detyruar të punojnë me atë realitet.

“Ne duhet të mbështesim njerëzit në nevojë në Afganistan dhe refugjatët që janë strehuar në vendet fqinje. Për këtë çështje kam biseduar edhe me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan)”, u shpreh kancelarja.

Merkel theksoi se operacionet e evakuimit nga Afganistani do të vazhdojë për aq kohë sa kjo të jetë e mundur, ndërsa shtoi se Gjermania ka vendosur 600 milionë euro në dispozicion për refugjatët. /trt