Merkel, kundër mbylljes së kufijve të BE-së

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kundërshtuar mbylljen e kufijve të Bashkimit Evropian, si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

E pranishme në Asamblenë Parlamentare Franko-Gjermane, kancelarja Merkel u shpreh se “mësimi u mor një herë” dhe mbyllja e kufijve të vendeve të BE-së me fqinjët nuk duhet të ndodhë më.

Merkel tha se Qeveria gjermane është kundër kontrolleve në kufi për pandeminë. Ajo tha se masa të tilla janë të rënda dhe vendet e BE-së duhet të bashkëpunojnë më shumë kundër COVID-19. /albinfo