Merr fund kalvari i anijes me emigrantë

Një anije që ishte bllokuar për pesë ditë me 230 migrantë në bord është lejuar për të qëndruar në ishullin mesdhetar të Maltës.

Kryeministri i Maltës tha se ‘Lifeline’ do të mbërrijë të mërkurën, pasi vendi i tij dhe shtatë shtete të tjera të BE ranë dakord të marrin një pjesë të atyre që janë në bord.

Joseph Muscat shtoi se azilkërkuesit e vërtetë do të lejoheshin të qëndronin.

Qeveria e re e Italisë ka mbyllur portet e saj për të mbajtur anijet e lidhura me organizatat bamirëse në Mesdhe. Gjithashtu Spanja refuzoi që ti pranonte në shtet.

Muscat tha të mërkurën: “Unë besoj se anija do të arrijë brigjet tona këtë mbrëmje”.

Italia, Luksemburgu, Hollanda, Portugalia dhe Irlanda, Belgjika dhe Franca gjithashtu kishin rënë dakord të pranonin disa nga emigrantët, shtoi ai./Ora News.