Mesfushori i Arsenalit pranon islamin, ndërron edhe emrin

Thomas Partey është konvertuar në fenë islame dhe ka zbuluar emrin e tij.

Mesfushori i Arsenal, Thomas Partey ka ndryshuar fenë dhe ka njoftuar për emrin e tij të ri, që do të jetë Jakub.

“Tani jam mysliman dhe emri im mysliman është Jakub”, ka deklaruar Partey.

Partey është futbollisti i dytë që konvertohet në Islam brenda pak javësh, pas yllit holandez dhe ish-trajnerit Clarence Seedorf.