Mësohet shkaku i plagosjes së dyfishtë në Ulpianë

2 persona mbetën të lënduar sonte në lagjen Ulpiana. KTV ka mësuar se plagosja ka ndodhur për shkak të një borxhi.

“Ka ndodhur një zënkë mes dy personave, e cila dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi, njëri është lënduar me armë zjarri në këmbë dhe është dërguar në QKUK”, ka thënë zëdhënësi Bajram Krasniqi.

Fillimisht kishte dyshime nese incidenti kishte te bente me procesin zgjedhor, por policia e hodhi poshte kete mundesi.