Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp preferon Lionel Messin para Cristiano Ronaldos, edhe pse ai tha se ylli i Juventusit ishte afër një lojtari perfekt.
Messi dhe Ronaldo konsiderohen gjerësisht dy nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, megjithëse debati se kush është më i mirë vazhdon.
Ndërsa Klopp preferon Messin, gjermani i dha merita të dyve për epokën e tyre të dominimit, i cili i ka parë ata të fitojnë 11 nga 12 Topat e Artë në vitet e fundit.
Klopp e lavdëroi ndërtimin fizik të Ronaldos, por tha që Messi ishte në gjendje të prodhonte magjinë e tij duke e bërë atë të duket shumë e lehtë.
“Për mua Messi, por unë nuk mund ta admiroj Ronaldon më shumë sesa unë tashmë e admiroj. Shpjegimi është në vijim”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Ne kemi luajtur kundër të dyve tashmë dhe të dy janë pothuajse të pamundur për t’u mbrojtur. Por Messi ka kërkesa fizike shumë më të ulëta që nga lindja e tutje”.
“Nëse mund të pikturonit veten një lojtar të përsosur, do të kishte lartësinë e Ronaldos, ai mund të kërcejë dhe të vrapojë aq lartë apo shpejtë sa mund të bëjë Ronaldo. Dhe ajo që shtohet më pas kësaj është qëndrimi i tij, është absolutisht i përsosur dhe profesional, nuk mund të jetë më i mirë”.
“Dhe nga ana tjetër është Messi i vogël që i bën të gjitha gjërat të duken kaq të thjeshta. Dhe për këtë arsye më pëlqen ai ndoshta pak më shumë si lojtar në fushë. Por, Cristiano është gjithashtu një lojtar absolutisht i pabesueshëm”.
“Prandaj është vërtet e vështirë, por ajo që të dy kanë të përbashkët është se të dy kanë lënë gjurmët e tyre për një kohë kaq të gjatë”.
“Ka edhe disa lojtarë më të rinj që kanë një potencial të ngjashëm, por ta bësh këtë gjatë kësaj periudhe kohore është edhe më e pabesueshme”, përfundoi gjermani.