Messi e “bllokon” përforcimin e ri në Milan

Lionel Messi me kërkesën e tij ka dhënë një lajm të keq për Milanin që ka shpresuar në transferimin e Gomesit, gjatë afatit kalimtar të verës.

Leo Messi ka këshilluar Barcelonën ta mbajë mesfushorin Andre Gomes.

Mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi argjentinas dëshiron që portugezi të mbetet në Camp Nou edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Messi me kërkesën e tij ka dhënë një lajm të keq për Milanin që ka shpresuar në transferimin e Gomesit, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Gomes ka kaluar një sezon të vështirë te Barcelona me hapësirë të kufizuar për lojë te skuadra e trajnerit Ernesto Valverde.