Messi preferon transferimin e Ozilit përpara atij të Coutinhos

Ylli i Barcelonës, Leo Messi, e vlerëson më shumë mesfushorin kreativ të Arsenalit, Mesut Ozilit sesa atë të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Barcelona ka shitur gjatë verës Neymarin tek Paris Saint-Germain për një shifër rekord botëror të transferimeve prej 222 milionë euro dhe që nga ajo kohë janë në kërkim të zëvendësuesit ideal të tij.

Gjatë verës janë përmendur shumë emra të mëdhenj të futbollistë, ku pjesë e tyre ishin edhe ylli i Liverpoolit, Coutinho.

Të dy mesfushorët kreativ kanë qenë shumë të lidhur me Barçën gjatë afatit kalimtar veror dhe interesimi i tyre po vazhdon edhe tani përpara hapjes së afatit të janarit, por njëri është më i preferuar tek ylli i skuadrës, Lionel Messi.

Sipas gazetës spanjolle Don Balon, Messi iu ka thënë shefave të Barçës të marrin në konsideratë nënshkrimin e Ozilit në verën e ardhshme në vend të Philippe Coutinhos.

Ylli brazilian nuk preferohet nga Messi!
Messi mendon se ylli gjerman do të ishte një blerje më e mençur në krahasim me lojtarin e Liverpoolit.

Gjermani është jashtë kontratës në qershor dhe ende duhet të vendosë për kushtet e reja me Topçinjtë, por janë larg arritjes së marrëveshjes.

Liverpooli, ndërkohë, ka hedhur poshtë tri oferta nga Barça në verë për 25-vjeçarin, të cilët e vlerësuar atë në shifrën e 200 milionë eurove.