Messi shuan shpresat e Barcelonës

Lionel Messi ka folur për herë të parë pasi arriti ta fitoj Topin e Artë për herë të tetë në karrierë.

Futbollisti argjentinas, në një intervistë për L’Eqipue, foli për një rikthim te te Barcelona dhe të ardhmen e tij.
Messi tha se një rikthim te ish-klubi ku fitoi gjithçka është e pamundur.

“Jo, aspak. Nuk është një mundësi për t’u marrë parasysh. Mund të isha kthyer në Barcelonë por nuk ndodhi kështu. Ishte e ngjashme me mua që duhej të largohesha në 2021. Doja të kthehesha te Barça, ishte ide e shkëlqyeshme të isha atje, familja, pensionimi im atje siç kam dashur gjithmonë… por thjesht nuk ishte e mundur.”, tha Messi.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk do të luaj më në Evropë dhe se e ka mbyllur karrierën në futbollin europian/

A është futbolli europian i mbyllur për ju?

“Po. Falë Zotit pata një karrierë të jashtëzakonshme në Evropë dhe fitova gjithçka që kam ëndërruar. Tani që kam vendosur të vij në SHBA, nuk mendoj se do të kthehem kurrë të luaj në Evropë”, tha argjentinasi për L’Équipé.

Messi foli edhe për ofertat që kishte gjatë markatos së verës dhe mundësinë për të luajtur në Kampionatin Botëror të vitit 2026.

Kisha shumë oferta në tavolinë këtë vit, shumë ndryshe me të vërtetë, duke përfshirë klube të shumta evropiane dhe Arabinë Saudite.Ne vendosëm të vijmë në Miami dhe është një vendim me të cilin jemi të kënaqur, ndjehemi rehat këtu. Duke marrë parasysh moshën që do të kem në atë kohë, duket e vështirë, por do ta shohim. ”, tha Lionel Messi.