Messi vazhdon shkëlqimin në SHBA

Lionel Messi vazhdon të japë spektakël në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Messi ka kontribuar me dy asistime në fitoren e Inter Miamit ndaj Los Angelesit me rezultatin 3:1. Kjo ndeshje i takoi kampionatit të MLS-së.

Messi asistoi për Jordi Alban i cili shënoi në minutën e 51-të dhe për Leonardo Campanan që realizoi golin e tretë në minutën e 83-të. Në 11 ndeshje për Inter Miamin, Messi ka 11 gola e pesë asistime.

VIDEO: